Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan -Tiranë, pranë një qendre tregtare.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:30 janë përfshirë një mjet me targa AA 792KG me një mjet tjetër me targa AA 393 JN, të cilët kanë përplasur edhe një motor.

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet ne gjendje kritike për jetën.

I plagosuri është rreth 60 vjeç me inicialet H.E. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit rrugor. Policia ka nisur hetimet. /BW