Dy persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy motoçikletave mëngjesin e sotëm në aksin Kryebushat – Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve K. P. 27 vjeç i dëmtuar lehtë jashtë rreziku për jetën, dhe Z. G. 67 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit.