Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Dy makina janë përplasur “kokë më kokë”. Për pasojë mbetën të lënduar drejtuesit e mjeteve.

Makinat e përfshira në aksident janë një fuoristradë dhe një veturë. Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.