Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë.
Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 II janë përplasur me njëra-tjetrin, duke shkaktuar si pasojë plagosjen e katër personave, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.





