Policia e Pogradecit ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta. Marjo Xhangolli, 24 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga policia, pasi tentoi të vrasë me thikë një 28- vjeçar.

Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e hënë, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Xhangolli për motive të dobëta ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Korçë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale të dy automjeteve, konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M. dhe tjetri me drejtues babanë e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.