Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës.

Një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.