Dy mjete janë përplasur në Durrës, ndërsa sapo ka ndodhur aksidenti, drejtuesit e tyre kanë zbritur dhe janë konfliktuar me njëri – tjetrin duke përdorur edhe dhunë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 44 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., pasi shtetasi G. M., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe më pas janë konfliktuar duke goditur me grushte njëri – tjetrin.

Nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale.

Pas testit të alkoolit u konstatua se shtetasi G. M. ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.