Dy automjete që drejtoheshin nga dy të rinj, njëri prej të cilëve i dehur, janë përplasur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.11. Mjeti tip “Renault” i drejtuar  nga Erion K. 22 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej në gjendje të dehur nga shtetasi A.B, 28 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjeri A.L, 22 vjeç. Të tre djemtë nga Durrësi ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për dy shoferët, për veprat penale të parashikuara nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.