TIRANË, 31 maj 2013 – Aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy vajzave.
Ngjarja ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të rrugës së Rinasit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, vajzat e plagosura janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.
Ndërkohë policia bën me dije se po heton për shkaqet e aksidentit si edhe për identifikimin e vajzave të përfshira në aksident.





