Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Automjeti i shtetasit A.V. është përplasur me automjetin me drejtues F.H. dhe me një automjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është plagosur lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në një automjet me shtetasin F.H. Vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.