KUCOVË,31 korrik 2013 – Një aksident me pasojë vdekjen e 18-vjecari dhe plagosjen e 3 te tjereve është regjistruar mesditën e sotme në Urën Vajgurore.
Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve, njëri prej tyre ka dalë nga rruga, duke shkaktuar edhe bilancin e rëndë.
Policia ben te ditur se në kete aksident humbi jetën shtetasit Selman Baxhia, 18 vjeç që drejtonte njërën prej automjeteve të aksidentuara.
Të plagosur kanë mbetur shoket e tij, Donald Doksani dhe Sokol Xhelo nga 18 vjeç si edhe 19-vjeçari, Ermal Banaj.
Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë nga fshati Banaj.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
(Balkanweb)





