Një person i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Bajram Curri – Fierzë.
Mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.
Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllanë dhe dy pasagjerë të tjerë. Si pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj, (pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip “Benz”).
Raportohet se janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).
Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





