Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në Elbasan.

Në qendër të qytetit ka plasur një sherr mes dy grupe të rinjsh.

Gjatë përleshjes janë përdorur dhe sende të forta, ndërsa mësohet se disa nga personat e përfshirë në ngjarje janë larguar me një mjet tip Ford gri, që nuk ishte i tyre.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se ata kanë rrëmbyer dhe një të ri, që ishte përfshirë në sherr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Disa janë vënë në ndjekje të mjetit, ndërsa disa nga efektivët po marrin dëshminë e personave që u gjendën në vendngjarje.