Një motobarkë është përplasur pasditen e djeshme 28 gusht 2022, rreth orës 18.30, me një gomone në liqenin Maggiore, në Itali.
Shtatë persona u plagosën, teksa pesë persona, mes tyre dy fëmijë, përfunduan në ujë.
Një 14-vjeçar është transportuar me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza për dëmtime në dorë të shkaktuara nga helikat e njërës prej dy mjeteve lundruese.
Tre fëmijë u transferuan në spitalin Filippo Del Ponte në Varese.
Njerëzit u gjetën në ujë nga anija patrulluese CP 701 e Rojës Bregdetare të Lesa (Novara).
Karabinierët dhe roja bregdetare e Lesës (Novara) po hetojnë dinamikën e aksidentit. Dy mjetet lundruese u vunë në dispozicion të organit gjyqësor./ANSA/





