Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana”, tek lagja nr.18.

Në aksident kanë mbetur të përfshirë dy mjete, një tip “Benz” dhe një “BMW”.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti se njëri nga mjetet ka devijuar nga rruga.

Fatmirësisht, burime nga vendngjarja konfirmojnë për DurrësLajm se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale tek mjetet e përplasura dhe jo persona të lënduar.