6 qershor 2015 – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme më 5 qershor, në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Gramsh.
Një kamion me targa të Bosnjës ka goditur nga mbrapa një mjet bujqësor, ku po udhëtonin dy shtetasit Asqeri dhe Gentian Sina, babë e bir, të cilët fillimisht mbetën të plagosur.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku pas mesnatës Gentian Sina fatkqësisht nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra, dhe ndërroi jetë. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi boshnjak Mirsad Haxhixh, 50 vjeç.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, shkak për aksidentin ka ndikuar errësira dhe mungesa e tabelave fosforeshente në rimorkion e mjetit bujqësor.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/