Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë paradites së sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit. Sipas policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.