Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete. Njëringa automjetet ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.
Ndërkohë raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





