Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës, ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel, me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat, me targa AA 966 CE dhe mjeti, tip furgon, me targa AA 815 SP.
Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit, për t’u ekzaminuar dhe për të marrë mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë keqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.
Forcat e policisë pas mbërritjes në vendngjarje kanë stabilizuar në një kohë rekord edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks, që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.





