Tre mjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në autostradë në afërsi të fshatit Dushk në Lushnje.
Një e moshuar që udhëtonte në mjetin tip “Audi” të drejtuar nga vajza e saj, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Drejtuesja e “Audit” si dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime. Policia po kryen procedurat për nxjerrjen shkaqeve të aksidentit.
Pas përplasjes Audi ka përfunduar në mes të rrugës i kthyer me goma përpjetë.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.