Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksdienti ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Lapardhasë, ku janë përfshirë mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Xh.H, 23 vjeç, mjeti furgon me drejtues shtetasin D.S, 46 vjeç, dhe një mjet furgon tip "Benz" me drejtues shtetasin F.C, 33 vjeç.

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar 23-vjeçari, drejtuesi i "Benzit" dhe 46-vjeçari drejtuesi i njërit prej furgonëve. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.