Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin Shkodër – Lezhë, në afërsi të fshatit Beltojë.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njëra nga makinat, është një “Audi” me targa italiane.