Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit.
Ngjarja e rëndë ndodhi orës 17:45 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Kryebushat.
"Mjetet tip Benz me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe. të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





