Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku për pasojë është plagosur një fëmijë.
Ngjarja ndodhi në segmentin Pogradec-Qafëthane, në afërsi të Gurit të kuq, ku u përfshinë tre makina dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa fëmija i plagosur ka marrë plagë të lehta.





