VJENE – Përplasja ballore e dy trenave në Austri shkakton disa të plagosur. Grupet e shpëtimit u detyruan të prisnin disa pjesë të hekurishteve të shtrembëruara nga impakti, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të izoluar brenda vagonëve të shformuar. Aksidenti hekurudhor u shënua në periferi të kryeqytetit austriak, Vienë.
Grupe mjekësh në terren u detyruan të asistonin personat e plagosur më rëndë në vendngjarje. Sipas mediave austriake 5 udhëtarë janë plagosur rëndë, ndërkohë që 20 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.
Grupeve të shpëtimit ju është dashur 2 orë për të larguar të gjithë njerëzit nga vendi i aksidentit, pasi shumë persona kishin mbetur mes hekurishteve. Ndër personat e plagosur rëndë është dhe njëri nga makinistët e trenave.
Megjitëhse ende nuk dihet qartë se pse u shkaktua përplasja disa burime konfirmojnë se aksidenti ka ardhur prej një gabimi njerëzor të njërit prej dy makinistëve.