Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor. Siç raportojnë mediat gjermane, një tren pasagjerësh u përplas me një tren tjetër i cili kishte qëndruar në stacion.
Aksidenti ndodhi në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg.
Një zëdhënësi i policisë tha se viktima nga aksidenti mbetën shoferi dhe një pasagjer.
Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës.
"Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse", tha një zëdhënës i policisë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit hekurudhor.