Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën, pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytetin turk të Ankarasë.
Imazhet e para nga aksidenti tregojnë trenat e shkatërruar në hekurudhë dhe lokomotivat e dëmtuara në rrugën Ankara-Konya.
Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet kombëtare të shpëtimit mjekësor (UMKE) janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 06:40 të mëngjesit të së enjtes.
Zyrtarët lokalë raportuan se treni me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër, pastaj me një mbikalim.
Ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar poshtë rrënojave, në kushte të vështira atmosferike. Ky është aksidenti i dytë hekurudhor brenda pak muajve në Turqi.





