Një i mitur është përplasur nga një automjet, sapo ka zbritur nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bërdicë në rrugën Shkodër-Velipojë. Sipas policisë, fëmija i plagosur është i mituri me inicialet E.R.
Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





