Përplasja mes një automjeti tip Benz me një Opel ka shkaktuar plagosjen e tre personava.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 19.50 në aksin rrugor Lushnje-Fier.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në datën 19.12.2017, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vëndin e quajtur “Vajkan” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në Vajkan, me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç, banues në Vajkan.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.