Në orën 01:00 të natës, dy makina tip “BMW” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Plazhit në Durrës.
Ka qenë një drejtues kosovar në gjendje të dehur, ai që shkaktoi aksidentin, i cili më pas ra në prangat e policisë.
L.Alimaj 32 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip “BMW” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.M. 19 vjeç, banues në Durrës.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndaj kosovarit rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





