19 shtator 2015 – Dy aksidente të rënda janë shënuar dje në autostradën Tiranë-Durrës, një me pasojë vdekjen pranë Urës së Dajlanit (Lexo: Aksidentohet për vdekje 35-vjeçari tek Ura e Dajlanit) dhe i radhës në afërsi të firmës “Sinani” duke shkaktuar 3 të plagosur.
Nga përplasja e dy mjeteve, Mitsubishi me karroceri me targë “TR 470 JU” dhe mjetit tjetër tip Benz A Class me targë “AA 767 JA”, u shkaktua djegia e Benz-it dhe për pasojë tre familjarë nga Durrësi që ndodheshin në të u aksidentuan.
Njëra prej të aksidentuarve është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Bëhet fjalë për 86-vjeçaren me iniciale H.A., ndërsa drejtuesi i mjetit Abdyl Alushi, 59 vjeç së bashku me 25-vjeçaren E.A., janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Abdyl Alushi së bashku me drejtuesin e mjetit tjetër, Ermelindo Qendron, 23 vjeç nga Tirana u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. portali DurresLajm/





