Furgoni i pasagjerëve përplaset me veturën, vdes një udhëtar. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme, në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Leshnice. Katër persona mbetën të plagosur. Policia njoftoi se, në fshatin Leshnicë, janë përplasur mjeti furgon tip Benz me targë AA 023 EG, me automjetin tip Audi me targë AA 479 MG. Ku për pasojë janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët janë transportuar në Spitalin e Pogradecit.
Mësohet se njëri prej tyre, i cili ndodhej në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë është Martin Duro 30 vjeç nga Podgoria. PO punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.