Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për shtetasin F.M, vjeç 21, banues në qytetin bregdetar.
Mësohet se i riu, në lagjen nr. 4, duke drejtuar kamionin tip “Fiat” është përplasur me autobusin tip “Benz” me drejtues A.K vjeç 47, banues në Durrës, me leje drejtimi, për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjeret e autobusit, M.T e L.S, vjeç 48 e 67, banuese në Durrës, të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesa.





