Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës është plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në lagjen nr.14.

Mësohet se, makina e efektivit të policisë është përplasur nga një mjet “Fiat”, që drejtohej nga shtetasi G.B., në gjendje të dehur, ky i fundit është prangosur nga forcat blu.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore dhe si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë punonjësi i Policisë Rrugore, i cili pas ka marrë mjekim është larguar në banesë. “, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.