Tiranë, 1 qershor 2014 – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish Ekspozita në kryeqytet. Të përfshirë në aksident kanë mbetur një automjet dhe një motor, me të cilin udhëtonin dy të rinj.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët udhëtonin me motor. Bëhet fjalë për drejtuesin e motorit, N.C 20 vjeç dhe A.Sh 21 vjeç. Drejtuesi i motorit paraqitet në gjendje kritike për jetën.
Automjeti i përfshirë në aksident ka targa AA073CJ, ndërsa motori ka targën CAD472.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





