Një makinë është përplasur me një motor te mbikalimi i Shkozetit, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, 58-vjeçari me iniciale I.H.
Policia njofton se drejtuesi i motorit “Yamaha”, ishte pa targa dhe pa leje drejtimi. Pasi mori mjekim, u largua për në banesë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, një 26-vjeçar me iniciale T.P. nuk pësoi lëndime. Për të dy shoferët u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





