Një automjet tip “Suzuki” dhe një motor janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë pranë hyrjes së portit në Durrës, përballë BKT-së.
Si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, teksa më rëndë paraqitet gjendja e personit që drejtonte motorin, mëson “DurrësLajm“.
Dy të lënduarit janë trasportuar në spital, teksa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.





