Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e sotme një të ri 22-vjeçar, i cili ka tentuar që t’i ikë postbllokut të policisë.

Në pranga ka rënë shtetasi Danjel Bunaj nga Laçi, i cili ka tentuar që t’i shmanget forcave “Shqiponja”, por është përplasur me furgonin e tyre.

Danjel Bunaj, vetëm pak metra me tutje, ka humbur kontrollin e mjetit të të tij duke tentuar të futet në një kthesë për të ikur në drejtim të paditur.

Aty policia e ka arrestuar. I riu po merret në pyetje, ndërsa mjeti i policisë ka pësuar dëmtime të vogla.