Dy makina janë përplasur në Durrës, ku njëri prej shoferëve në gjendje të dehur ka goditur mjetin e një zonje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shoferin L. L., 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur, ka përplasur mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen E. I., 42 vjeçe.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.