Një aksident me pasojë plagosjen e një personi që po udhëtonte me biçiketë është regjistruar në Durrës.

Policia informon se “Më datë 21.04.2017, shtetasi F.K., 61 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr. 9, Durrës, duke udhëtuar me biçikletë, është përplasur në murin e një banese e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.