Një aksident i rëndë me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në Oblik, teksa qytetari ka humbur kontrollin e motorit të cilin drejtonte, duke u përplasur me një shtyllë.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar menjëherë vdekjen. Mësohet se viktima është një 32-vjeçar.