Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, shkon e përplaset me trafikndarësen me “Benz”-in e tij.
Kjo i ka ndodhur një ditë më parë një të riu në lagjen nr.15 në Durrës.
Policia rrugore mësohet se e ka prangosur në flagrancë shtetasin S.U. 26 vjeç, megjithëse ai direkt pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.





