Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e “Audi”-t që përplasi personin që po lëvizte me biçikletë.
I riu me iniciale M. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë, në lagjen nr. 14 të Durrësit, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R. V., 55 vjeç.
Policia informon se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 28-vjeçarit iu vunë prangat.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë arrestimin edhe të një 21-vjeçari për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.





