Një 16-vjeçar, ende i paidentifikuar nga policia, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë “Varrezave të Qytetit” të Korçës. M. Myftaraga, rreth 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip BMW me targë AA 653 IV ka aksidentuar me pasojë vdekjen të miturin.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





