Një fëmijë 13-vjeçar është plagosur rëndë në vendin e quajtur “Meteor” në Shtiqen të Kukësit, pasi u përplas nga një makinë.
Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po punon për identifiimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak. Më datë 25.07.2018, në aksin rrugor Kukës –Bicaj, në vendin e quajtur Meteor, është goditur nga një mjet shtetasi i mitur S.C., 13 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.





