Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, në kryqëzimin pranë pallatit të spotit “Ramazan Njala”.
Një motor është përplasur me një mjet tip Benz. Siç shihet nga fotot nga vendngjarja, pjesë të motorit janë shpërndarë në rrugë.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Lëvizja e mjeteve në këtë kryqëzim me lëvizje të madhe automjetesh është kufizuar disi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.





