25 maj 2015 – Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një 38-vjeçareje dhe plagosjen e një 27-vjeçareje ka ndodhur sot në fshatin Nikël të Krujës.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë e ka humbur jetën shtetasja me iniciale F.H. dhe ka mbetur e plagosur rëndë shtetasja tjetër P.S., 27 vjeçe, që të dyja banuese në Krujë.
Viktima ka vdekur rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa 27-vjeçarja është në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Durrësit, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Dy mjetet që u përplasën janë: Audi me targa ‘TR7069T’ me drejtues shtetasin E.S., dhe Ford-i me targa ‘AA425 KA’ me drejtues shtetasin F.H., të dy nga Kruja.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/