Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Domeniko Muho 27 vjeç, banues në Elbasan. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor me targa AP 200, kur u përplas nga një makinë tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I.Sh. 61 vjeç.

27-vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në Tiranë, por ndërroi jetë duke mos iu mbijetuar dot plagëve.