Tjetër aksident me vdekje. Sot në mbrëmje, një 50-vjeçar u përplas fatalisht në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në vendin e quajtur Golem, nga makina me targa AA 031 LH. Në timonin e makinës ndodhej  Haki Hoxha, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e goditjes nga makina gjeti vdekjen kalimtari, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Autori u dorëzua në polici.