Një kalimtar ka humbur jetën pak pas mesnatës në Tiranë, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 në rrugën “Don Bosko”, ku një mjet i paidentifikuar, tip “Benz”, ngjyrë gri ka përplasur Aurel Gorçen, 48 vjeç, nga Tirana.

Sipas të dhënave nga policia, viktima ishte duke kaluar nga njëri krah në tjetrin, në momentin kur shoferi e ka goditur duke i marrë dhe jetën. Menjëherë shoferi i mjetit është larguar në drejtim të spitalit të Traumës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.